E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeBaraliu: KQZ-ja nuk i përgatit sa duhet për zgjedhjet e 9 shkurtit,...

Baraliu: KQZ-ja nuk i përgatit sa duhet për zgjedhjet e 9 shkurtit, ndonëse pati kohë (VIDEO)

Mazllum Baraliu, ish kryetar i KQZ-së, ka folur për situatën pas që është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku votat janë duke u numëruar në mënyrë manuale.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se KQZ-ja kishte kohë mjaftueshëm që të bëjë përgatitjet e duhura për këto zgjedhje, si dhe për nxjerrjen e rezultateve në fund.

“KQZ ka pasë një kohë kësaj radhe për të zhvilluar aktivitetet e tij të rregullta, një mandat katër vjeçar të një qeverisje, po ashtu edhe në periudhën e shpalljes së zgjedhjeve gjashtë muaj para se të mbahet ky cikël zgjedhore, edhe një muaj e një ditë plus më tepër fushatë”.

“Kjo do të thotë se KQZ-ja ka mundur të bëjë përgatitjet teknike dhe operacionale që do të thotë nuk janë bërë. Kjo rezulton kështu se KQZ-ja siç është e organizuar bashkë me sekretariatin dhe komisionet komunale zgjedhore do të duhej të ketë një rirreshtim tjetër, gjë që fatkeqësisht nuk është bërë me ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit të ri për Zgjedhjet që ka ndodhur para një viti e sa”.

“Ky ligj në mënyrë shumë të ngutur është miratuar pa asnjë vërejtje, pa i respektuar edhe kërkesat e rregullores së Kuvendit, por me një konsensus të pakontestuar nga të gjitha partitë politike, nuk kemi një përgatitje të duhur as institucionale dhe sidomos jo nga KQZ-ja”, tha Baraliu.

Ndër tjera, ai shtoi se KQZ-ja do të duhej të kishte një plan B, pasi u dështoi faqja dhe numërimi i votave në ditën e zgjedhjeve.

“Mbështetja në një model që është digjital, i cili para pak ditësh ishte dhuruar nga Gjermania, këta zotërinjtë tanë me një operator brenda dhe disa operatorë në qendrat komunale si duke nuk e kanë vlerësuar sa duhet komplikueshmërinë, sidomos të rrezikut të depërtimit kibernetik nga jashtë dhe cenimit të procesit”.

“Ishte dashtë domosdoshmërit prej përgatitjeve që janë bërë, është dashtë të aplikohet edhe modeli manual  i përpunimit të të dhënave nga terreni, si plan B. Kemi një situatë jo sa duhet të përgatitur që ka sjellë edhe një depërtimit hakerik dhe softuerik, nuk na kanë dhënë sqarimet e duhura, qartësia e procesit nuk është bërë sa duhet e njohur, i kemi ato rezultate pas atyre dy jave paraprake dhe ato duhet marrë si të tilla, shpresojmë që çdo gjë që është në rregull”, ka thënë Baraliu. /Klankosova.tv

The post Baraliu: KQZ-ja nuk i përgatit sa duhet për zgjedhjet e 9 shkurtit, ndonëse pati kohë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498