Banori 83-vjeçar i një shtëpie për të moshuar në Florida godet me thikë menaxheren – pamjet kapin momentin tronditës

news image

Një incident i rëndë është regjistruar në një shtëpi për të moshuarit në Miami Beach, Florida, ku një banor 83-vjeçar u kap në kamera duke sulmuar me thikë menaxheren e objektit.

John Gula, 83 vjeç, është arrestuar nën dyshimet për tentim-vrasje, pasi më 4 gusht goditi me thikë Amelia Sola Ortiz, menaxhere në “Rebecca Towers”, një kompleks banimi për të moshuarit.

Sipas urdhër-arrestit, motivi i dyshuar i sulmit ka qenë pakënaqësia pas dështimit të një inspektimi prone. Pamjet tregojnë momentin tronditës kur Ortiz, e gjakosur, përpiqet të largohet nga Gula ndërsa kërkon ndihmë.

Një dëshmitar tha për policinë se e kishte dëgjuar duke bërtitur: “Më ndihmoni, më ndihmoni”.

Policia raportoi se Ortiz u gjet me “gjakderdhje të madhe nga koka dhe gjoksi me atë që dukej të ishte një plagë thike”. Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, Gula, ishte fshehur në apartamentin e partneres së tij brenda azilit të pleqve, por u kap me ndihmën e pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Ai po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metrowest në Doral dhe pritet të dalë para gjykatës në nëntor.

https://metro.co.uk/video/shocking-moment-83-year-old-repeatedly-stabs-housing-complex-manager-failing-inspection-3514315/?ito=vjs-link

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/