Rruga e “Bledit” apo si emërohet tani rruga “Xhavit Ahmeti”, po përballet me problem të mungesës së trafikut urban, të paktën kështu janë ankuar qytetarët e Prishtinës.
Agroni dhe Shaip Makolli, dy banues në këtë rrugë, në emisionin “Fol me Arin” thonë se kjo zonë ka nevojë për qarkullim urban më të theksuar, transmeton Klankosova.tv.
Agroni thotë se gjashtë vjet më parë, mbi 7000 ose 8000 nënshkrime të lagjes lidhur me këtë problem, por që asnjëherë s’kanë marrë përgjigje.
“Është shumë e nevojshme të kemi transport publik”, shton tutje ai.
Të dy banorët paralajmërojnë për protestë nëse nuk ndërmerret ndonjë hap lidhur me kërkesën e tyre.
The post Banorët kërkojnë që rruga e “Bledit” të bëhet me transport publik appeared first on Klan Kosova.