E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeBanorët e Vidimiriqit dhe Gushavcit pa ujë prej tre javësh, protestojnë para...

Banorët e Vidimiriqit dhe Gushavcit pa ujë prej tre javësh, protestojnë para komunës (VIDEO) 

Fshatrat Vidimiriq dhe Gushavc në Mitrovicë po përballen me mungesë uji për më shumë se tre javë.

Kjo ka vështirësuar jetesën e banorëve dhe ka detyruar shumë prej tyre të ndalojnë fëmijët nga shkolla, pasi edhe objekti shkollor ka mbetur pa furnizim me ujë.

Ata shprehin shqetësimin për një epidemi të mundshme për shkak të mungesës së kushteve higjienike, njofton Klankosova.tv.

Si shenjë pakënaqësie, banorët kanë protestuar para komunës, raporton gazetari korrespondent Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova,  duke kërkuar një zgjidhje.

Megjithatë, institucionet nuk ndajnë të njëjtin qëndrim mbi këtë situatë.

Komuna ka nisur formimin e një këshilli që do të merret me problemet e këtyre familjeve, ndërsa ujësjellësi ka kërkuar që banorët të blejnë pompat e nevojshme për rikthimin e furnizimit me ujë.

Për detajet, ndiqni videon e mëposhtme:

The post Banorët e Vidimiriqit dhe Gushavcit pa ujë prej tre javësh, protestojnë para komunës (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498