Thursday, January 15, 2026
spot_img
HomeLajmeBanorët e “Urës së Gjakut” dhe Shipolit s’kanë kah ecin, trotuaret të...

Banorët e “Urës së Gjakut” dhe Shipolit s’kanë kah ecin, trotuaret të bllokuara nga veturat

Banorët e lagjes “Ura e Gjakut” dhe lagjes së Shipolit në Mitrovicë, po ankohen për bllokim të trotuareve nga veturat.

Në adresën e Klankosova.tv, drejtori i shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë, Mustafa Kajtazi, ka thënë se kjo po e shqetëson shumë komunitetin e kësaj ane.

Ai tha se e tërë rruga “Dëshmorët e Kombit”, ndonëse në të dy anët ka trotuare, banorët duhet të ecin rrugës duke u rrezikuar nga automjetet.

“Arsyeja është se në të dy anët e rrugës trotuaret janë të zëna me parkim të automjeteve dhe me mallra të dyqaneve të ndryshme”, ka thënë Kajtazi.

Ai ka dërguar edhe foto si dëshmi të këtij denoncimi, duke potencuar se 80% e trotuareve të kësaj rruge vazhdimisht janë të bllokuar nga makinat. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT