Banorët e rrugës “C” në kryeqytet po përballen me mungesë të rregullt të ujit të pijshëm, duke shprehur shqetësimin për ndërprerjet e shpeshta dhe pa paralajmërim.
Përmes ankesave të dërguara në redaksinë e Telegrafit, qytetarët bëjnë të ditur se ndërprerjet po ndodhin çdo ditë, dhe për periudha të gjata kohore, pa ndonjë njoftim paraprak nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Sipas tyre, kjo situatë po u shkakton vështirësi serioze në përditshmëri, sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, kur kërkesat për ujë janë më të larta.
Banorët kërkojnë nga KRU “Prishtina” që të sqarojë arsyet e këtyre ndërprerjeve dhe të sigurojë furnizim të rregullt me ujë. /Telegrafi/