Banorët e një banese në Emshir ende pa zgjidhje, zjarri u shkatërroi kulmin tani reshjet u keqësojnë gjendjen (FOTO)

Banorët e një banese në Emshir ende pa zgjidhje, zjarri u shkatërroi kulmin tani reshjet u keqësojnë gjendjen (FOTO)

Banorët e kullës 3 në lagjen Emshir të Prishtinës po përballen me një situatë të rëndë, siç thonë për klankosova.tv, pas një zjarri që shpërtheu në muajin qershor dhe shkatërroi kulmin e dy hyrjeve të ndërtesës.

Duke ndarë shqetësimin e tyre për redaksinë, theksojnë se pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri, tashmë reshjet e shiut kanë përkeqësuar gjendjen, duke infiltruar ujë në katet e larta të ndërtesës dhe duke rritur dëmet.

Edhe pse autoritetet lokale janë njoftuar për situatën, deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për të adresuar problemet e krijuara, duke përfshirë edhe dëmtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrezikun për shëndetin e banorëve, pohojnë ata.

Banorët kërkojnë një reagim urgjent nga komunat dhe agjencitë përkatëse për të siguruar ndihmë dhe sanim të dëmeve.

 

The post Banorët e një banese në Emshir ende pa zgjidhje, zjarri u shkatërroi kulmin tani reshjet u keqësojnë gjendjen (FOTO) appeared first on Klan Kosova.