Banorët e fshatit Kunushec në Podujevë po përballen me mungesë të ujit dhe të energjisë elektrike.
Ata shprehen se dritat janë vendosur në lagjen tjetër, por jo dhe në pjesën ku ata jetojnë, njofton Klankosova.tv.
Për sa i përket ujit, njëri nga banorët në një intervistë me gazetaren Blerina Doshlaku, për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, thotë se kanë bunarët e tyre, por shpesh ai nuk është i pijshëm për shkak të turbullirës, dhe shpesh nuk ka ujë, mungon për periudha të gjata.
Edhe pse kanë vendosur një sistem për furnizim me ujë, dhe kanë paguar gypat, ai shprehet se asnjëherë nuk kanë pasur furnizim të rregullt, megjithëse vazhdojnë të paguajnë faturat.
Intervisten e plotë, ndiqeni në videon e mëposhtme:
The post Banorët e Kunushecit të Podujevës ankohen për mungesë uji dhe dritash (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.