E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeBanorët e Glloboçicës së Kaçanikut ankohen për probleme me rrymë (VIDEO)

Banorët e Glloboçicës së Kaçanikut ankohen për probleme me rrymë (VIDEO)

Banorët e Glloboçiqës së Kaçanikut, konkretisht lagjja Ceka po përballen me probleme të rrymës.

Ata janë ankuar se po rrezikohen nga një shtyllë e cila gati sa nuk është rrëzuar.

Por, kjo nuk është e tëra, transmeton Klankosova.tv.

Banorët kanë edhe ankesa se nuk po furnizohen si duhet me rrymë pasi që nuk po funksionojnë si duhet fazat.

Klankosova.tv ka kontaktuar me përgjegjësin e KEDS-it në atë zonë Florim Dullovi.

“Sa i përket mungesës së fazës ne duhet të njoftohemi. Atë mund ta bëjnë përmes numrit të qendres së thirrjeve që e kanë në faturën e rrymës. Dhe si të hyn në sistem, menjëherë përgjigjet ekipi kujdestar lidhur me mungesën e fazës”, tha Dullovi.

“Kurse, sa i përket shtyllës, kam planifikuar që gjatë javës së ardhshme me dërguar atje një shtyllë të re”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

The post Banorët e Glloboçicës së Kaçanikut ankohen për probleme me rrymë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT