Qytetarët e lagjes “Prishtina e Re” në kryeqytet aktualisht janë duke u përballur me në problem.
Sipas banorëve, rruga “Korabi” e kësaj zone, është shumë e dëmtuar dhe shkaktar është një kompani.
Ankesa nga një banor i kësaj lagje ka arritur në redaksinë e Klankosova.tv, ku i njëjti ka dërguar edhe pamje të gjendjes së rrugës.
Sipas qytetarit, për këtë rrugë është e njoftua edhe Komuna e Prishtinës, por siç thotë ai, nuk është se janë marrë me këtë çështje.
“Nëse na zë dimri me këtë rrugë nuk do mund të shkojmë as në shtëpitë tona”, tha qytetar, njofton Klankosova.tv.
The post Banorët ankohen për rrugën “Korabi” në lagjen “Prishtina e Re” appeared first on Klan Kosova.