Ballkani ka arritur fitore të qartë në udhëtim, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 0-3, në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës.
Almir Kryeziu ishte protagonist i kësaj ndeshjeje, pasi kontribuoi me dy gola dhe një asist.
Fillimisht, në minutën e 34-të, ai asistoi për Arbër Potokun, i cili shënoi golin e parë të takimit.
Në pjesën e dytë, Kryeziu realizoi dy herë, fillimisht në minutën e 54-të pas një kombinimi me Giovannin dhe më pas në minutën e 65-të, kur shënoi nga asistimi i Potokut.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi dhe e katërta në pesë ndeshjet e fundit për kampionin në fuqi, që mbetet i pamposhtur pas shtatë xhirove të para, me 15 pikë të grumbulluara, mban vendin e dytë. Prishtina e Re bie në fund me 6 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani do të jetë sërish mysafir, kësaj radhe ndaj Prishtinës. /Telegrafi/