Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani në 45 minutat e para po e mposht Llapin, me golin e shënuar në minutën e 33-të me antë të Jashanicës.
Ndërsa Suhareka po fiton në udhëtim te Malisheva me rezultat 0-2, ku Zeka e shënoi golin e parë në minutën e 21-të, kurse goli i dytë u shënua në minutën e 40-të.
Me rezultatet aktuale, Ballkani gjendet në vendin e dytë me 30 pikë, Malisheva në të tretin me një më pak, Suhareka në të pestin me 25 pikë, kurse Llapi gjendet në pozitën e tetë me 17 pikë.
Të dy ndeshjet që po luhen sot nisën me nga 1 minutë heshtje për ish-futbollistin e Vushtrrisë, Erjon Morinën, i cili vdiq dy ditë më parë.
Ndeshjet mund t’i ndiqni LIVE në Artmotion, në Sport 1 dhe Sport 2, teksa derbin Ballkani – Llapi mund ta ndiqni edhe në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>