E diel, 27 Prill, 2025
spot_img
HomeSportBallkani merr tre pikë ndaj Malishevës – Indeksonline.net

Ballkani merr tre pikë ndaj Malishevës – Indeksonline.net

17:02 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / Gj. Sh

Ballkani ka marr tre pikë të reja, pasi e mposhti Malishevën në ndeshjen e javës së 31-të të Superligës.

Kampioni në fuqi, fitoi para tifozëve vendas, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Ballkani kishte epërsi prej dy gola që nga pjesa e parë, me Sunday Adetunji që shënoi në minutat 36’ dhe 44’.

Robert Ndjigi në minutën e 54-të ngushtoi rezultatin, derisa tetë minuta më vonë, Drilon Hazrollaj barazoi shifrat në 2-2.

Golin e firorea për skuadrën suharekase e shënoi futbollisti brazilian, Queven Inacio në minutën e 68-të.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 57 pikëve dhe renditen në vendin e dytë, me nëntë pikë prapa Dritës.

Në anën tjetër, Malisheva renditet e treta në tabelë, me 47 pikë./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT