E martë, 13 Maj, 2025
spot_img
HomeSportBallkani - Llapi e Drita - Gjilani, dy derbit e javës së...

Ballkani – Llapi e Drita – Gjilani, dy derbit e javës së 17-të në Superligë

Java e 17-të do të sjell ndeshje tejet interesante në futbollin e Kosovës.

Ndeshjet e Superligës do të transmetohen drejtpëdrejtë në platformën më digjitale televizive Artmotion.

Të premten me fillim nga ora 13:00 xhiroja do të hapet me lojën Dukagjini – Ferizaj.

Skuadra nga Klina, është futur në një tjetër seri të zezë dhe një trepikësh do t’i këndellte sadopak.

Ndëkraq, ferizajasit janë treguar të paparashikueshëm në këtë edicion dhe nesër do ta marrin rrugën drejt Klinës për të marrë pikë në “18 Qershori”.

Të shtunën, me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet derbi i madh i Superligës në mes të Ballkanit dhe Llapit.

Kampioni në fuqi do ta kërkojë këndelljen me trajnerin e ri, Orges Shehi, ndërsa llapjanët vijnë nga nëntë ndeshje pa fitore në Superligë dhe po ashtu iu nevojitet fitorja sikur që është oksigjeni.

Derisa, të dielen do të luhet një ndeshja goxha e madhe e njohur si “Derbi i Anamoravës”.

Gjilani dhe Drita do t’i matin forcat.

“Intelektualët” do të mundohen t’i fitojnë tri pikët për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve, e “Skifterat” kanë nevojë për pikë po ashtu, por për një synim tjetër, për t’i ikur fundit të tabelës pasi e shohin veten vetëm një pikë larg zonës së rrezikimit.

Ballkani – Llapi e Drita – Gjilani, dy derbit e javës së 17-të në Superligë

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT