E martë, 29 Prill, 2025
spot_img
HomeSportBallkani ia thellon krizën Llapit, e mposht në derbi

Ballkani ia thellon krizën Llapit, e mposht në derbi

Ballkani e ka mposhtur Llapin me rezultat 2:1 në derbin e kësaj jave të Superligës së Kosovës në futboll.

Suharekasit kaluan në epërsi ndaj llapjanëve në minutën e 33-të të takimit, ku Jashanica u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Përkundër tentimeve nga të dyja ekipet, nuk pati më gola në pjesën e parë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, pas një ore lojë, Inacios dyfishoi epërsinë e Ballkanit, kurse 15 minuta më vonë, Tahiri ngushtoi epërsinë.

Derbi deri në fund u bë edhe më i zjarrtë, por që as Ballkani e as Llapi nuk arritën që t’i tundnin më rrjetat.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e dytë me 30 pikë, kurse Llapi gjendet në pozitën e tetë me vetëm 17 pikë, duke mos arritur që të fitojnë në 10 ndeshjet e fundit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT