E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportBallkani i fiton tri pikë ndaj Feronikelit, FFK i jep të drejtë...

Ballkani i fiton tri pikë ndaj Feronikelit, FFK i jep të drejtë ankesës

Kampioni aktual i Kosovës në futboll, Ballkani, i ka fituar tri pikë në tavolinë për ndeshjen ndaj Feronikelit ’74, e cila në Suharekë u mbyll me rezultat 1-1.

Kjo pasi Ballkani u ankua në Federatën e Futbollit të Kosovës se skuadra nga Drenasi e ka kundruarar një futbollist që s’kishte të drejtë loje.

Sot, Federata e ka aprovuar ankesën e Ballkanit, ku Komisioni i Garave të FFK-së vërtetoi se futbollisti Lavdim Zumberi nuk ishte i regjistruar në sistemin ndërkombëtar TMS, si futbollist i Feronikelit ’74.

Me fitoren në tavolinë, Ballkani kap kuotën e 39 pikëve ku pozicionohet i dyti në tabelë, ndërsa Feronikeli ’74 pozicionohet në vendin e fundit me 10 pikë.

Klankosova.tv. e ka sigurar pasqyrimin, ai figuron ende si një lojtar i skuadrës zvicerane, FC Baden 1897, duke e pasur statusin aktiv si futbollist i këtij ekipi.

Ballkani i kërkon 3 pikë: “Feronikeli’74 futi në fushë një futbollist pa të drejtë loje”

The post Ballkani i fiton tri pikë ndaj Feronikelit, FFK i jep të drejtë ankesës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498