Ballkani fiton pastër derbin e pretendentëve ndaj Dritës

Ballkani fiton pastër derbin e pretendentëve ndaj Dritës

Ballkani ka shënuar fitore 2-0 ndaj Dritës në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, me vendasit që dominuan më shumë në lojë.


Përshtypja u zhbllokua në minutën e 38-të me golin e Walid Hamidit, i cili kaloi Ballkanin në avantazh 1-0. Ky rezultat mbeti deri në fund të pjesës së parë.

Pamje nga ndeshja, Ballkani – Drita

Në pjesën e dytë, kampioni aktual Drita u mundua të kthehej në lojë, por goli i dytë erdhi në minutën e 86-të.

Valentin Serebe gjuajti, dhe pas një devijimi nga Besnik Krasniqi, topi përfundoi në rrjetë për 2-0.

Ballkani mund të kishte shënuar edhe një gol tjetër në kohën shtesë, por goditja e bukur e Giovannit përfundoi në shtyllën e portierit Faton Maloku.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 12 pikë, ende pa humbje, ndërsa Drita mbetet në vendin e fundit me vetëm 5 pikë. /Telegrafi/