Një balenë është parë duke notuar qetësisht në ujërat e kristalta pranë gadishullit të Karaburunit, një pamje e rrallë që është regjistruar nga arkitekti i njohur Artan Shkreli, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ndau videon emocionuese në rrjetet sociale, duke përshkruar momentin si një përvojë të veçantë dhe mbresëlënëse.
Sipas raportimeve të A2 Televizion, kjo është hera e parë që prej vitit 2020 që një balenë raportohet në këtë zonë të Detit Jon, një sinjal pozitiv për shëndetin dhe biodiversitetin e ekosistemit detar shqiptar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!