Balaj: Vendimi i ri i Kushtetueses vetëm e ka çu një oktavë më tej mjegullinë (VIDEO)

Balaj: Vendimi i ri i Kushtetueses vetëm e ka çu një oktavë më tej mjegullinë (VIDEO)

Opinionisti Labinot Balaj ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ai vetëm sa e ka shtuar paqartësinë në skenën politike.

“Në fakt, ky vendim veç e ka çuar edhe një oktavë më tej mjegullinën. Megjithatë, e mira e kësaj është se, kushtimisht, mund t’i hapet rrugë zgjedhjeve të reja”, tha Balaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Sipas tij, kjo situatë është shpresëdhënëse në dy drejtime, ose drejt zgjedhjeve të reja, ose drejt ndërtimit të koalicioneve më të moderuara politike.

“Kjo do të mundësonte që të tejkalohet gjuha dhe anomalia që kulmuan më 9 shkurt”, u shpreh Balaj./Klankosova.tv

The post Balaj: Vendimi i ri i Kushtetueses vetëm e ka çu një oktavë më tej mjegullinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.