Opinionisti Labinot Balaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke vlerësuar se kryeministri Albin Kurti po përpiqet të shmangë një proces të ri zgjedhor.
Balaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova theksoi se është rritur interesimi i opozitës për të shkuar në zgjedhje.
“Unë mendoj që edhe sot u dëshmua që Kurti ka gatishmëri për ta shmangur një proces të ri elektoral. Pastaj u binda që faktori Vjosa Osmani është problemi kryesor se pse opozitës i është shtuar elani për me shku në një proces të ri elektoral dhe Kurti nuk po e do një proces të ri elektoral”, tha ai./Klankosova.tv


