Analisti politik Labinot Balaj është shprehur skeptik për rezultatin që mund të ketë Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka theksuar se LDK-ja mund të mos ketë ndonjë rezultat më të lartë se atë që kishte në zgjedhjet nacionale të vitit 2021, ku pati rreth 13 për qind të votave.
“Lidhjen Demokratike të Kosovës do ta ndëshkojë elektorati që i ka kontribuuar këtij bllokimit të institucioneve”.
“Tri oferta ia ka bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe nuk iu janë përgjigjur pozitivisht LDK-ja, rrjedhimisht elektorati i vet do ta sanksionojë”, ka thënë Balaj. /Klankosova.tv
The post Balaj: LDK-në e sanksionon elektorati, tri herë e ka refuzuan LVV-në (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.