Nisja e fushatës zgjedhore ishte tema e edicionit të sontëm të Rubikonit.
Panelistët komentuan veprimet e liderëve të subjekteve politike, fjalimet e tyre.
Me këtë rast, analisti politik Labinot Balaj, tha në Klan Kosova se kryeministri Albin Kurti, me fjalimin e tij po i kundërpërgjigjen liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Balaj tha se Haradinaj i kishte thënë Kurtit “je njeri i BIA-s serbe”.
“Nuk e ka gjykuar ndonjë veprim të Kurtit pavetëdijshëm ose vetëdijëshëm anti-kombëtar. Por, z. Haradinaj dendurit i ka thënë se je njeri i Serbisë, njeri i shërbimit sekret serb, je trajnuar në burgjet serbe për me qenë punëtor, agjent i Serbisë”, tha Balaj.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>