Balaj: Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë është e rëndësisë historike (VIDEO)

Balaj: Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë është e rëndësisë historike (VIDEO)

Analisti Labinot Balaj ka deklaruar se fitorja e sotme e Shqipërisë ndaj Serbisë është një krenari për të gjithë shqiptarët.

Në një prononcim për Klan Kosova, ai tha se kjo fitore ndihmon Kombëtaren e Shqipërisë edhe në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Rentabiliteti i kësaj fitoreje ia forcon Shqipërisë pozitën në këto kualifikuese, gjegjësisht ia rrit gjasat për t’u kualifikuar në kampionatin e radhës”, u shpreh Balaj.

Ai shtoi se kjo është gjithashtu një fitore me rëndësi historike: “Po ashtu, është edhe një fitore e rëndësisë historike, sepse na e rrit krenarinë. Kemi fituar në Serbi, përballë një kombëtare që e konsiderojmë armike. Kjo na e rrit moralin dhe krenarinë”, tha Balaj. /Klankosova.tv

The post Balaj: Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë është e rëndësisë historike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.