Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, u ka thënë mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje që s’janë të kënaqur me Dimal Bashën në postin e kryetarit të kuvendit, se kreu i kësaj partie, Albin Kurti, e ka vlerësuar se ai [Basha] i përfaqëson ata denjësisht.
Sipas Bajramit, Basha është vlerësimi që Kurti e ka për votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Gjithashtu dua t’ju kujtoj mbështetësve të LVV-së, që sot po e quajnë të korruptuar dhe dështak Liburn Aliun: se Liburni ka qenë ministër i Albin Kurtit për katër vjet e gjysmë, me buxhetin më të madh në vend, dhe korrupsionin e dështimet e Liburnit i ka mbrojtë Albin Kurti deri më sot”, shkroi Bajrami, transmeton Klanksova.tv.
Tutje, ajo u kërkoi votuesve të VV-së që të mendojnë racionalisht, pasi përpara janë zgjedhjet lokale dhe ato nacionale.
“Pra, mendoni racionalisht, se kemi zgjedhje lokale dhe nacionale. Qytetarët mund ta çojnë në pension me votë politikanin e korruptuar, të dështuar dhe nënçmues”, shkroi ajo.
The post Bajrami, votuesve të VV-së: Basha është vlerësimi që Kurti e ka për JU appeared first on Klan Kosova.