Deputetja Hykmete Bajrami sërish i ka reaguar ashpër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, i cili paraprakisht akuzoi LDK-në se pa PDK-në e Listën Serbe “s’vijnë në koalicion”.
Pas kësaj deklarate, Bajrami ia përmendi Muratit, Martin Berishajn i cili sot është intervistuar në Prokurorinë Speciale.
“Mafia energjetike është elefanti në dhomë – mos u fshih pas PDK-së, Listës Serbe dhe mashtrimeve për koalicione. Qytetarët duan përgjigje, jo prralla. Ti nuk u përgjigje për monopolizimin e linjave të transmetimit të energjisë nga EFT-ja e Vuk Hamoviqit gjatë qeverisjes suaj. Konsultoje mikun e deputetit Kurti, z. Martin Berishajn se sot kish ardhë për ”vizitë” në Prishtinë”, ka shkruar ndër të tjera deputetja, njofton Klankosova.tv.
Lexoni më poshtë postimin e saj:
The post Bajrami s’ndalet, tash ia përmend Muratit mikun e Kurtit: Konsultoje Martin Berishajn, se kish ardh për “vizitë” appeared first on Klan Kosova.