Deputetja e Hykemete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë seancës së sotme parlamentare theksoi se nuk ekziston çështje më e rëndësishme për ditën sesa të mos dërgohen qytetarët përsëri në zgjedhje.
Ajo u shpreh se ata që po përpiqen ta çojnë vendin në zgjedhje janë pikërisht ata që tashmë kanë fituar 51% të votave, duke i sjellë në rend të ditës amandamente kushtetuese që, sipas saj, nuk mund ta parandalojnë rrugën drejt zgjedhjeve të reja.
“Sot nuk ka rend të ditës më të rëndësishëm se mos me i çu qytetarët në zgjedhje prapë dhe kush po i çon në zgjedhje, po i çoni ju që i keni marrë 51 për qind të votave dhe i keni sjellë në rend të ditës amandamente kushtetuese, të cilat assesi nuk e evitojnë çuarjen e vendit në zgjedhje”, tha Bajrami, së cilës më pas kryeparlamentarja ia ndali fjalën./Klankosova.tv


