Bajrami: RTK-ja s’është degë e VV-së, është e publikut dhe do të mbetet e tillë

https://klankosova.tv/vendimi-i-kushtetueses-bajrami-cka-ndodh-nese-kuvendi-nuk-konstituohet-brenda-30-diteve/Vendimi i Kushtetueses, Bajrami: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve? - Klan Kosova

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami tha se vendimi i menaxhmentit për t’i përjashtuar disa gazetarë nga moderimi i emisioneve të deritanishme është siç tha ajo, i papranueshëm, i paligjshëm dhe në kundërshtim me rregulloret e RTK-së.

Bajrami përmes një postimi në Facebook tha se RTK-ja nuk është degë e Vetëvendosjes, por sipas saj, është e publikut dhe do të mbetet e tillë.

“Militantët e Vetëvendosjes të emëruar në krye të RTK-së kanë nisur aksionin e brendshëm për eliminimin e gazetarëve që kanë guxuar të bëjnë punën e tyre me profesionalizëm, që nuk janë nënshtruar urdhrave partiakë apo politikë dhe që kanë guxuar të kërkojnë pagën që u takon sipas Ligjit. Vendimi i menaxhmentit për t’i përjashtuar disa gazetarë nga moderimi i emisioneve të deritanishme është i papranueshëm, i paligjshëm dhe në kundërshtim me rregulloret e RTK-së”.

“Në vend që të punojnë për ta ngritur transmetuesin publik në nivelin më të lartë profesional dhe për ta kthyer RTK-në në shërbim të publikut, menaxhmenti ka zgjedhur të ndëshkojë gazetarët për llogari të interesave partiake të Vetëvendosjes. Menaxhmenti i RTK-së do të japë llogari për çdo shkelje ligjore. Institucionet përgjegjëse, përfshirë Inspektoratin e Punës dhe organet e drejtësisë, duhet të veprojnë menjëherë dhe të mbrojnë punëtorët e RTK-së”, ka shkruar tutje Bajrami./Klankosova.tv

The post Bajrami: RTK-ja s’është degë e VV-së, është e publikut dhe do të mbetet e tillë appeared first on Klan Kosova.