E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeBajrami: Qytetarët duhet të zgjedhin mes pushtetit autokrat dhe programit që i...

Bajrami: Qytetarët duhet të zgjedhin mes pushtetit autokrat dhe programit që i zgjidh problemet e tyre

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të mençur që të zgjedhin mes një pushteti autokrat dhe programit i cili ofron zgjidhje për problemet e tyre.

Ajo tha se programi i LDK-së, “Rruga e Re”, ofron investime kapitale, paga e pensione më të larta.

“Sot qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë programin ‘Rruga e Re’, i cili ofron investime kapitale, paga më të larta, pensione më të larta, barna falas për pensionistët dhe zgjidhjen e shumicës së problemeve, dhe kanë para vetës një parti tjetër politike e cila ishte katër vite në pushtet me pushtet absolut dhe sot po kërkon ta ketë mbështetjen që të ketë nën kontroll edhe institucionet e drejtësisë. Qytetarët duhet të bëjnë pyetje pse Albin Kurtit i duhet ta ketë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese dhe pse i duhet ta ketë nën kontroll prokurorinë dhe gjyqësorin”, deklaroi ajo në T7 transmeton Klankosova.tv

“Qytetarët duhet të jenë aq të mençur sa të zgjedhin në mes të një pushteti autokrat dhe një programi i cili ka zgjdhje konkrete për të gjitha problemet me të cilat ata ballafaqohen”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498