Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë që të dhënat zyrtare e përgënjeshtrojnë keq Qeverinë e Kosovës që flet për zhvillim ekonomik dhe për eksport.
“Tregtia e jashtme e Kosovës – faktet që Qeveria nuk i përmend: deficiti tregtar 2001-2021: 37.74 miliardë Euro. Deficiti tregtar 2021-2024: 18.947 miliardë Euro”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
“Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq!”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
“Nuk mund të flasësh për ‘suksese në eksport’ duke heshtur për importet. Nëse e bën këtë, ose nuk e kupton ekonominë, ose po tenton të manipulosh qytetarët”.
Bajrami ka thënë që vetëm në një mandat të qeverisë, deficiti tregtar ka arritur niveli ne 10 vjetëve të mëparshme.
“Kjo nuk do të kalojë pa përgjigje me fakte: Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vendi ynë vazhdon të varet nga importet dhe gjendja është alarmante: Vetëm në një mandat të kesaj qeverie deficiti tregtar ka arritur nivelin e 10 viteve të mëparshme, sepse: Ekonomia nuk zhvillohet pa prodhim. Ekonomia nuk zhvillohet pa reforma. Ekonomia nuk zhvillohet kur buxheti i shtetit shpenzohet për të blerë vota”.
The post Bajrami, qeverisë: Mos flisni për zhvillim ekonomik, të dhënat zyrtare po ju përgënjeshtrojnë keq appeared first on Klan Kosova.