E premte, 1 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeBajrami: Nëse ZRrE nuk e pezullon vendimin, do të hyjë në histori...

Bajrami: Nëse ZRrE nuk e pezullon vendimin, do të hyjë në histori si armiku më i madh i ekonomisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke thënë se nëse ky institucion nuk e pezullon sot vendimin për përjashtimin e bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji, do të hyjë në histori si “armiku më i madh i ekonomisë në vend”.

Sipas saj, rreth 140 mijë vende pune janë në rrezik, ndërsa përjashtimi i bizneseve nga tregu i rregulluar mund të shkaktojë një valë të re inflacioni që do të prekë çdo produkt, shkroi ajo në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“E kemi thënë që në fillim: nuk ka treg të lirë, bizneset nuk janë të përgatitura, as institucionet. Bizneset e përjashtuara ende nuk i kanë faturat e muajit qershor”, shkroi Bajrami.

Ajo ka kërkuar që Prokuroria të veprojë ndaj bordit të ZRrE-së, duke i akuzuar për veprime në favor të interesave private dhe jo publike.

“Prokuroria nuk duhet të ketë pardon për bordin e ZRRE-së.

Nuk duhet të lejohet asnjëherë që njerëz që paguhen me para publike me punu për interesa private.

Le të tregojë ZRRE-ja si institucion mbikëqyrës:

Pse bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor?

Pse importi i energjisë në qershor është rritur 800% krahasuar me muajin maj?

Kush janë përfituesit e kësaj skeme?

Emrat tashmë dihen: EFT-ja e Vuk Hamoviqit, tregtarët tjerë me nga dy punëtorë, e tash e tutje në rrethin e përfituesëve pritet me hy edhe kompanitë e licensuara së voni nga ZRrE-ja që kanë lidhje të ngushta me politikën.

ZRrE po sakrifikon ekonominë, prodhimin vendor dhe 140 mijë vende pune për interesa mafioze.

Prokuroria, o sot, o kurrë”, shtoi Bajrami./Klankosova.tv.

The post Bajrami: Nëse ZRrE nuk e pezullon vendimin, do të hyjë në histori si armiku më i madh i ekonomisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT