Friday, April 10, 2026
spot_img
HomeLajmeBajrami në Kuvend: Me ligjin e ri, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për...

Bajrami në Kuvend: Me ligjin e ri, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë në seancën e sotme parlamentare se me ligjin e ri pensionistëve do t’u zvogëlohet pensioni për 3.5 për qind.

Ajo ka pyetur Qeverinë edhe se cilat barna pensionistët do t’i marrin pa pagesë.

“Një lajm shumë i keq për pensionistët, sepse po flitet që qeveria u ndanë nga 100 euro e tjera e kemi pa ia u ndanë në kohë zgjedhjeve, sipas ligjit të cilin e keni sjellë këtu, pensionistët kanë me nda 3.5 % prej pensionit të tyre dhe qeveria nuk ndan fare për ta. Pra, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%, mirëpo sot askush nuk qe në gjendje me ju tregu pensionistëve se cilat barna ata do i marrin pa pagesë. Se atyne sot, krejt pensioni në barna ju shkon, shumicës prej tyre ju shkon në barna”, ka thënë ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT