Bajrami-Kurtit për fjalimin e djeshëm: Po synon rrënimin e Republikës së 17 Shkurtit dhe krijimin e Republikës së “Tretë”

news image

Nënkryetarja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur fjalimit të fundit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po përpiqet të shkatërrojë Republikën e Kosovës dhe të ndërtojë një “Republikë Imagjinare të Tretë”, ku mekanizmat shtetërorë operojnë vetëm për partinë dhe për interes personal.

Në fjalën e saj, Bajrami shkroi: “Një Republikë ku çkado që flet partia duhet të implementohet nga secili qytetar e secili institucion. Por, projekti i tij do të dështojë sepse nuk lejojmë të cenohet Republika e 17 Shkurtit që Kurti ende nuk e ka njohur.” Ajo ka cilësuar pjesë të fjalimit si “gënjeshtra sistematike të tij.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/