Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka adresuar zhvillimet e fundit politike, përfshirë dështimin e vazhdueshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, përgjegjësia për këtë situatë bie mbi partinë fituese të zgjedhjeve – Vetëvendosjen – që ka siguruar 48 ulëse në Kuvend.
Bajrami, e cila përfaqëson një subjekt që për rreth tre vite bojkotoi Radiotelevizionin Publik, theksoi një kontradiktë serioze në deklaratat e Albin Kurtit. Ajo vuri në dyshim pretendimin e tij se ka mbështetjen e 61 deputetëve për të formuar qeverinë, por jo për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e Kryetares së Kuvendit.
“Nuk mund të thuash i kam votat për qeveri, atëherë Kurti nuk po i përdor ato vota për ta zgjedhur Haxhiun. A i bie që patriarkalizmi është pikërisht te ai, sepse ai votat që i ka për ta zgjedhur qeverinë, nuk po i vë në shfrytëzim. Votat nuk harxhohen, nëse i ke 61 vota për qeverinë, i ke 61 edhe për Albulena Haxhiun. Cili është shpjegimi pse nuk i përdor ai këto 61 vota? Nëse i ka, atëherë i bie që ai është duke e denigruar figurën e zonjës Haxhiu, sepse po i ka numrat, por po i thotë asaj se këto vota nuk mund t’i përdor për të bërë ty kryetare të Kuvendit, po i ruaj 3 ditë pas për ta votuar Qeverinë e Kosovës. A po i bie kjo që ndoshta ka deputetë të LVV-së që nuk po ia votojnë Haxhiun? Ai duhet ta shpjegojë, sepse nuk mund të besoj që Kurti i paska votat, por jo Haxhiu. Atëherë po i bie që ka njerëz brenda LVV-së që nuk janë duke votuar Haxhiun, sepse unë nuk e besoj që ka deputetë të partive të tjera parlamentare që do ta votonin Kurtin pa një marrëveshje politike,” – deklaroi ajo në RTK.
Kur u pyet për akuzat se Haxhiu po refuzohet për shkak se është grua, Bajrami i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se kundërshtimi ndaj saj ka të bëjë me profilin politik dhe performancën e saj, e jo me gjininë.
“Nuk ka të bëjë kjo me gjininë, unë jam grua vetë, jam në politikë nga viti 2010, nuk pajtohem asnjë pikë, sepse askush nuk e ka kontestuar figurën e Haxhiut pse është grua. Të gjitha deklaratat që dëgjohen nga blloku i deri djeshëm opozitar janë që Haxhiu ka qenë figurë polarizuese, çka është e vërtetë, që ka dështuar për katër vite si ministre e Qeverisë,” – u shpreh Bajrami.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);