Profesori Arsim Bajrami, ka folur rreth protestës së sotme të veteranëve të UÇK-së kundër padrejtësive të Speciales.
Bajrami në një intervistë për Klan Kosovën ka thënë se kjo protestë do të duhej të ishte shtetërore dhe jo e organizatave dhe individëve.
Ai tha se në këtë protestë do të duhej të ishin të pranishëm edhe presidentja dhe kryeministri në detyrë.
“Është dashur të bëhet nga institucionet shtetërore të cilat do të mund të çonte mesazhe shumë më të fuqishme tek bashkësia ndërkombëtare se nuk do të lejohet çfarëdo prekje e historisë tonë”, deklaroi Bajrami në Klan Kosova.
The post Bajrami: Kryeministri e presidentja të dalin në protestë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.