E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeBajrami: Krimineli Millosheviq në Hagë kishte zyre pune, krerët e UÇK-së në...

Bajrami: Krimineli Millosheviq në Hagë kishte zyre pune, krerët e UÇK-së në dhomë të ngushtë

Profesori Arsim Bajrami, në një konferencë për media në kuadër të platformës “Liria ka emër”.

Ai në këtë konferencë deklaroi se qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë kusht pos një dhomë të ngushtë, derisa krimineli Sllobodan Milloshevq, kishte ambiente familjare e zyra pune.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë kusht, përpos një dhome të ngushtë. Sllobodan Millosheviq përpos ambienteve familjare ka pasur edhe zyre pune, i kanë dhënë status të ish-presidentit, një krimineli të luftës, Kasapit të Ballkanit që vetë e kanë quajt, i kanë dhënë zyre pune kurse ish-presidentin tonë e trajtojnë si një qytetar të rëndomtë. Kosova është shembull në bashkëpunim me tribunalet ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Bajrami po ashtu bashkë edhe me dy profesorë të tjerë kanë prezantuar një studim që identifikon shkeljet e Gjykatës Kushtetuese.

“Një studim që ka të bëjë me vërejtjet dhe kritikat ndaj Gjykatës Speciale. Në një mënyrë, kumtesën time e kam emërtu “30 shkeljet e Gjykatës Kushtetuese”. Fillimisht kam bërë një qasje të shkeljeve parimore, pastaj shkeljeve eksplicite dhe kam treguar pse në aktakuzë supozon që UÇK ka kryer krime apo Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale është e paqëndrueshme dhe kritikat për shtetin e Kosovës”, tha Bajrami./ Klankosova.tv.

The post Bajrami: Krimineli Millosheviq në Hagë kishte zyre pune, krerët e UÇK-së në dhomë të ngushtë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT