E diel, 10 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeBajrami – Haxhiut: LVV po e do Gjykatën Kushtetuese pa kuorum, tregoni...

Bajrami – Haxhiut: LVV po e do Gjykatën Kushtetuese pa kuorum, tregoni pse?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Gjykatën Kushtetuese.

Bajrami tha se as presidentja Vjosa Osmani e as Lëvizja Vetëvendosje nuk e kanë kundërshtuar përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2020, kur kjo gjykatë rrëzoi qeverinë, dhe se sulmet e sotme ndaj saj tregojnë “më shumë për ministren sesa për gjykatat”.

Ajo akuzoi Haxhiun se gjatë gati pesë viteve në krye të Ministrisë së Drejtësisë nuk ka realizuar asnjë reformë dhe kujtoi rastin pas sulmit terrorist në Banjskë, kur, sipas saj, Radojçiqi iku në mes të ditës “nën vëzhgimin e kamerave”, pa asnjë shpjegim nga qeveria, transmeton Klankosova.tv.

Bajrami shtoi se Qeveria e LVV-së ka pasur mundësi ta shpallë Listën Serbe organizatë terroriste, por nuk e ka bërë, ndërsa sot, “sa herë që ndonjë vendim nuk ju pëlqen, e lidhni me Serbinë dhe Radojçiqin”.

Sipas saj, LVV dhe presidentja Osmani “po e duan Gjykatën Kushtetuese pa kuorum” dhe duhet të sqarojnë arsyet.

“Po shihet sheshazi se ju LVV dhe Vjosa Osmani po e doni Gjykatën Kushtetuese pa kuorum. Veç na tregoni pse?
Se kjo veç Kosovës nuk i shkon për shtati.
Në fund, sa i përket njoftimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, kujt po i shisni përralla, oj zonjë?
Votimi i fshehtë 48 herë është refuzuar nga shumica e deputetëve të Kuvendit. Ndërsa ju vetë, zonja Haxhiu, keni dështuar 6 herë në votim të hapur dhe 48 herë në votim të fshehtë.
Vota jonë kundër komisionit për votim të fshehtë ka qenë votë kundër komisionit, votë kundër votimit të fshehtë dhe votë kundër jush për kryetare të Kuvendit”, shkroi Bajrami.

 

The post Bajrami – Haxhiut: LVV po e do Gjykatën Kushtetuese pa kuorum, tregoni pse? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT