Akademik Arsim Bajrami ka folur lidhur me mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë që pesë vjet në Hagë.
Ai, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme me diplomatë dhe personalitete ndërkombëtare, të cilët, sipas tij, janë të befasuar me kohëzgjatjen e paraburgimit të Thaçit.
“Kam pasur kontakte të vazhdueshme me z. Hill.., i cili është një nga hartuesit e Rezolutës 1244, me James Rubin, por edhe me gjeneralin Clark, me të cilin kemi pasur kontakte të vazhdueshme që nga Rambujeja. Në fakt, ata të gjithë kanë qenë të befasuar se si mund të mbahet presidenti i një shteti për pesë vite në mënyrë arbitrare në paraburgim. Ju i keni parë edhe deklaratat e këshilltarëve të presidentit Trump, të cilët madje e quajnë z. Thaçi edhe peng”, ka deklaruar Bajrami./Klankosova.


