E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeBajram Qerkini varroset sot në Shipol të Mitrovicës

Bajram Qerkini varroset sot në Shipol të Mitrovicës

Kosova u trondit dje me lajmin për vdekjen e Bajram Qerkinit.

Qerkini, është njeriu i cili me dekada nuk u ndal kërkuari për të vërtetën dhe drejtësinë për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në mesin e të zhdukurve, ai e kishte edhe djalin e tij Reshatin, për të cilin nuk e mori një përgjigje rreth fatit të tij.

Baca Bajram, siç e quanin të gjithë u shndërrua në një simbol të familjeve të të pagjeturve.

Ai do të varroset sot në fshatin Shipol të Mitrovicës.

Ceremonia mortore do të zhvillohet nga ora 12:00.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498