Naim Bajraktari, ekspert i sigurisë në punë, ka folur për shpeshtimin e rastit të vdekjeve të punëtorëve të ndërtimit, ku ka potencuar edhe mungesën e inspektorëve, dhe ngarkesën e tepërt të atyre aktualë.
“Ndonjë studim, unë kisha kërku, edhe vetë prej mediave, që të kemi në studio edhe njerëz nga vetë inspektorati, nga ligji”, ka thënë Bajraktari në Orën 7 të Klan Kosovës.
“Çka po ndodh me ata, se ne mund të rrëfehemi që jemi çdo ditë në terren, dhe po shkojmë te kompanitë dhe pyesim kompanitë çka po ndodh”.
“Është numri i vogël i inspektorëve. Edhe ata që janë, janë shumë të ngarkum”.
The post Bajraktari për inspektorët e punës: Ka pak sosh dhe janë shumë të ngarkuar appeared first on Klan Kosova.