Avokati i Popullit Naim Qelaj, përmes një letre të dërguar në adresën e kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, ka ngritur shqetësime, ndër tjerash, për pranimin e disa dokumenteve nga Serbia.
Derisa sot gjatë ditës, kanë reaguar edhe Dhomat e Specializuara.
Në reagimin e tyre, u tha se pranimi i të dhënave nga Serbia s’do të thotë që do të mbështeten në to.
Kjo temë mjaft e ndjeshme, pak kohë para se të mbahet edhe seanca e fjalës përfundimtare ndaj katërshës së UÇK-së, u diskutua sonte në Edicionin Special.
Avokati Ardian Bajraktari, e cilësoi reagimin e Ombudspersonit të vonuar, por tha se kredibiliteti i Speciales tash e sa kohë është i dyshimtë.
Bajraktari deklaroi në Klan Kosova se përveç emrit asgjë të Kosovës s’ka.
“Pranueshmëria e këtyre provave natyrisht se është jashtëzakonisht e dëmshme dhe është me rëndësi që trupi gjykues me pas të qartë kontekstin, qasjen dhe mënyrën se si ka operuar shteti serb në atë kohë, mirëpo edhe qasjen që e ka shteti serb edhe në raportin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi Bajraktari në Klan Kosova.


