Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka aluduar se PDK dhe LDK po bëhen bashkë për të zgjedhur një kryetar.
Sipas Bahtirit, në politikën kosovare do jenë vetëm dy blloqe, Lëvizja Vetëvendosje, dhe siç thekson ai, PDK e LDK si një parti e vetme, transmeton Klankosova.tv.
“PDK dhe LDK do të bëhen bashkë, janë duke këqyr me zgjedh cili është kryetari. Veç dy blloqe janë, VV edhe këta qysh ia ngjesin emrin partisë”, tha ai.
The post Bahtiri: PDK e LDK do bëhen bashkë, po këqyrin kë me zgjedh kryetar appeared first on Klan Kosova.