Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach, po qëndron për vizitë në Kosovë, ndërsa ka kërkuar që sonte t’i takojë pesë sportistët që i kanë siguaruar Kosovës pesë medalje nga sporti i xhudos.
Kjo u bë e ditur në konferencën e tij për media, raporton Klankosova.tv.
Bach u shpreh se takimin me xhudisten Majlinda Kelemendi e pret me padurim, dhe se do të jetë moment emocional për të.
“Pres me padurim që ta shoh sonte, ta përqafoj dhe t’i ndajmë disa kujtime të mira nga triumfi i saj i madh. Do të jetë një moment emocional për mua”, deklaroi ai.
Kreu I IOC-së vizitën e tij e bëri në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në lëvizjen olimpike.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>