E shtunë, 25 Janar, 2025
spot_img
HomeSportBach lavdëron arritjet e Kosovës: Keni 5 medalje olimpike, suksesi s’ka ardhur...

Bach lavdëron arritjet e Kosovës: Keni 5 medalje olimpike, suksesi s’ka ardhur nga qielli

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach, ka lavdëruar suksesin e Kosovës të dëshmuar në sport.

“Këto dhjetë vjet kanë dëshmuar histori suksesi në shumë aspekte. Sigurisht, keni pesë medalje olimpike që janë fituar, pastaj në tri lojëra olimpike Kosova ka marrë pjesë”, u shpreh ai.

Bach tutje tha se sepse këto suksese nuk vijnë nga qielli por ka qenë falë punës së palodhshme, raporton Klankosova.tv.

“Për këtë i tërë populli i Kosovës mund të jetë shumë krenar, së bashku me Komitetin Kombëtar Olimpik, sepse këto suksese nuk vijnë nga qielli por ka qenë falë punës së palodhshme së Besim Hasanit në atë kohë, i cili ka iniciuar njohjen dhe i ka përgatitur sportistët, dhe kjo ka rezultuar me medaljen e parë olimpike për Kosovën, me Majlinda Kelemendin në atë kohë”.

Ai kështu u shpreh gjatë vizitës së tij për të shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në lëvizjen olimpike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498