Baca Halil Krasniqi feston 90-vjetorin – babai i dy heronjve të kombit

news image

Sot ka mbushur plot 90 vjet Baca Halil Krasniqi – një emër që lidhet ngushtë me historinë e rezistencës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

Ai nuk është vetëm babai i dy heronjve të pavdekshëm, Mujë e Ali Krasniqit, por edhe një bashkudhëtar i palëkundur në rrugëtimin e tyre të lavdishëm për çlirim.

Përgjatë dekadave më të vështira, familja Krasniqi u bë simbol i qëndresës dhe përpjekjeve shekullore për liri.

Nën udhëheqjen dhe frymën e Bacës Halil, bijtë, nipat e mbesat e kësaj familjeje u rreshtuan ndër të parët në frontin e luftës për çlirim, duke dhënë gjithçka për atdheun.

Në këtë ditë të veçantë, me nderimin më të madh, i urojmë Bacës Halil shëndet e jetë të gjatë, në mesin e kujtimeve për bijtë dhe nipat tashmë të pavdekshëm.

Gëzuar ditëlindjen, Baca Lilë!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/