Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani sot përballet me ekipin e tij, Gwangju kundër Al Hilalit.
Kjo ndeshje i përket fazës çerekfinale të Champions League AFC, shkruan Indeksonline
Asani pritet të të luajë nga minuta e parë në këtë ndeshje që nis nga ora 18:30 dhe zhvillohet në Arabinë Saudite.
Favoriti për të fituar ndeshjen është Al Hilal, duke parë numrin e lojtarëve yje që posedon, duke filluar nga Ruben Neves, Aleksandar Mitrovic, Malcom, Sergej Milinkovic-Savic, Joao Cancelo, Renan Lodi, Kalidou Kuolibaly, Bono e shumë të tjerë.
Kujtojmë që Jasir Asani, lojtari shqiptar ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë një asist në këtë kompeticion./Indeksonline/
