E martë, 13 Maj, 2025
spot_img
HomeSportAzerët e shkrijnë epërsinë prej 9 pikësh të Kosovës, e mbyllin çerekun...

Azerët e shkrijnë epërsinë prej 9 pikësh të Kosovës, e mbyllin çerekun me vetëm 1 pikë prapa

Azerbajxhani e ka fituar çerekun e tretë ndaj Kosovës me një pikë epërsi në kuadër të ndeshjes parakualifikuese për Kampionat Botëror.

Në 10-minutëshin e tretë, Kosova ishte duke triumfuar ndaj “Azurëve” deri në nëntë pik, por që mysafirët e kthyen rezultatin krejt në fund.

Aktualisht, rezultati i përgjithshëm është 60:59, ku “Dardanët” e humbën çerekun e parë dhe të tretin, njofton Klankosova.tv.

Shkëlqimin në parket po e vazhdon basketbollisti Tmusiq, i cili deri më tani ka shënuar 21 pikë, ka dhuruar dy asistime dhe ka vjedhur tre topa, ndërsa te Azerbajxhani, Haciyeva ka shënuar 17 pikë, tetë topa të vjedhur e katër asistime.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT