Friday, March 27, 2026
spot_img
HomeLajmeAzemi: Hajninë me njehsorët elektrikë duhet ta ndalim bashkërisht

Azemi: Hajninë me njehsorët elektrikë duhet ta ndalim bashkërisht

Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dorëzuar, siç thanë, dëshmi në zyrën e KEDS-it se njehsorët elektrikë po masin gabimisht kohën.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, tha se kanë sjellë dëshmi të mjaftueshme se si “KEDS po manipulon dhe vjedh qytetarët”, duke mashtruar pasi shumë njësorë kanë tarifuar me tarifën e shtrenjtë pasi ora nuk është e përputhur.

“Me ia pru dëshmitë, me iu kallëxu qysh kanë rrejt, manipulu dhe qysh kanë vjedh. Këto i kemi dëshmitë, të dashur qytetarë: ora 12 e natës në njësorët e KEDS-it, tre pasdite në orën reale. Tre mëngjes, tre pasdite. Ka plot dëshmi, qysh keni me pa edhe vetë, po du me dorëzu dhe kallxu që faktet nuk rrejnë. Kanë inkasu të hyra dhe mjete të paligjshme ndaj qytetarëve të Kosovës dhe kanë dalë kanë thënë po manipulohen të dhënat”, tha ai.

Ai tha se për këtë do të kërkojë llogari edhe nga ZRRE-ja, Ministria e Ekonomisë dhe në fund do t’i dorëzojnë këto dëshmi në Prokurorinë Speciale.

“Kjo është vepër penale dhe duhet me dhanë përgjegjësi. Prej këtu duhet me shku te Zyra e Rregullatorit për Energji, sepse nuk e kanë monitoru implementimin e vendimeve për tarifat e qytetarëve. Qysh duhet me pagu tarifën e shtrenjtë kur ZRRE ka thënë se prej 10 të natës fillon tarifa e lirë, e as kur don KEDS-i dhe KESCO. Prej aty duhet me lyp llogari edhe te ministria e qeveria, sepse kam dëgjuar se kanë shkarkuar disa zyrtarë që kanë fillu disa hetime më herët. Atje duhet me shku me kërku përgjegjësi dhe llogari. Këto pare duhet me iu kthy qytetarëve të Kosovës. Këtu ka një hallkë të madhe, ku është ai Mefaili i LVV-së po akuzon, duhet me qenë këtu me neve… Këto dëshmi kam me dorëzu në fund në Prokurori Speciale dhe pastaj ata duhet të merren me këtë”, shtoi Azemi, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT