E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeAzemi: Greva nuk përfundon pa nënshkrimin e kontratës nga kompania fituese 

Azemi: Greva nuk përfundon pa nënshkrimin e kontratës nga kompania fituese 

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se megjithëse është shpallur fituesi i tenderit për sigurimin fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, greva nuk do të përfundojë pa u nënshkruar zyrtarisht kontrata me kompaninë fituese.

“Sistemin e tenderimit nuk e njoh mirë, por sipas të dhënave preliminare zyrtare, kompania SIG. Shpk është shpallur fituese. Megjithatë, ne nuk e përfundojmë punën këtu. Kontrata duhet të nënshkruhet sot eventualisht nesër, vetëm atëherë mund të besojmë. Greva nuk përfundon pa këtë hap”, ka deklaruar Azemi në një prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, Arbreshë Uka.

Ai shtoi se sfida e vërtetë fillon pasi të nënshkruhet kontrata, duke paralajmëruar se do të kërkojnë me përpikëri përmbushjen e çdo pike të marrëveshjes dhe rritjen e pagave për punëtorët.

“Nuk do të punojmë më me këto paga. Do ta shohim me lupë çdo pikë e presje të kontratës. Kompania që është shpallur fituese duhet të respektojë gjithçka”,  theksoi ai.

Rreth 300 punëtorë të sigurimit fizik kanë protestuar javëve të fundit për shkak të kushteve të rënda të punës dhe pasigurisë për kontratat e reja, pas përfundimit të marrëveshjes së mëparshme me kompaninë paraprake.

 

The post Azemi: Greva nuk përfundon pa nënshkrimin e kontratës nga kompania fituese  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT