E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAVONET me performancë simbolike për vdekjen e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu

AVONET me performancë simbolike për vdekjen e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka bërë të ditur se do të organizojë një performancë simbolike në nderim të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta.

Kjo ngjarje e ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime mbi përgjegjësinë institucionale dhe shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut.

Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj performancë është të theksohet nevoja për kërkimin e përgjegjësisë, hetim të plotë dhe transparent të rastit, si dhe kërkesa për drejtësi të paanshme dhe të pandikuar.

AVONET ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin nga afër këtë aktivitet, duke kontribuar në informimin e drejtë të opinionit publik dhe forcimin e zërit qytetar për drejtësi.

The post AVONET me performancë simbolike për vdekjen e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT