E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeAvokati u shkroi tetë institucioneve, historia shokuese e dhunimeve të 11 vjeçares

Avokati u shkroi tetë institucioneve, historia shokuese e dhunimeve të 11 vjeçares

Në muajin qershor dhe gusht të viti 2022, një 11-vjeçare ishte dhunuar nga 10 persona, të cilët aktualisht ndodhen në burg.

Por, duket se tmerri për të miturën nuk ka përfunduar akoma, sepse të njëjtën gjë e përjetoi edhe në fillim të shkurtit të 2025-tës, nga tetë persona të tjerë, derisa ajo ishte lajmëruar si e zhdukur.

Siç merr vesh Klan Kosova, numri i të dyshuarve është i dyshifrorë dhe se vetëm për një natë, tetë burra të kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën.

Jozyrtarisht, Klani mëson se katër prej tyre janë arrestuar si të dyshuar për trafikim me njërëz, dhunim e edhe për armbajtje pa leje.

Në maj të vitit të kaluar, Gjykata Themelore mori vendim për  grupin që dhunuan tani 13- vjeçaren, e më pas videon e momentit të dhunimit e shpërndanë te shokët.

Kryesorit të grupit, Ekrem Rexhepi, i ishte shqiptuar dënimi me 14 vjet burgim që e dhunoi të voglën, derisa tre të miturit përveç për dhunim i morën nga 7 vjet burg secili edhe për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, ndërkaq ndaj një të mituri tjetër ishte veçuar procedura.

Me atë vendim që thuhej në procesin e rigjykimit, i binte që dënimi për ata u zbrit nga 40 në 35 vjet.

Ekrem Rexhepi mori burg 1 vjet më pak, derisa të miturit nga 9 iu bënë 7 vjet burg.

Ndërkaq, në prill të vitit 2023, ishte thënë se pushimet verore i kishin planifikuar së bashku dhe se realizmi i këtij plani, ishte njëra nga arsyet që e kishin dhënë prindërit e vajzës, kur kishin kërkuar që atë ta largonin nga strehimorja, ku ishte vendosur pas raportimit për dhunim.

Kësaj ia kishin shtuar edhe mosdëshirën që për shkak të moshës vajza e tyre të qëndroj në këtë institucioni.

Por, këto informacione që Zyra e Avokatit të Populli i bëri publike përmes një raporti të veçantë, nuk është dashtur të merren fare parasysh e as vajza të shkojë në shtëpi ku nuk u mbikëqyr më fare nga organet e sigurisë.

“Policia kishte njoftuar se rreziku i saj vazhdonte të ishte i njëjtë pra kishte treguar se vlerësimi i rrëzikut ishte i lartë”, thuhej në raportin e Avokatit të Popullit.

Megjithatë, e pagabushme në trajtimin e rastit të 11-vjeçares nuk ishte as policia.

”Organet e hetuesise kishin qenë në dijeni për disa persona të dyshuar të përmendur nga fëmija viktimë, por nuk kanë ndërmarr veperimet e duhura”, shkruhet në raportin e Avokatit të Popullit.

Punën tyre thuhej se ua kishte vështirësuar Agjencia e Kosovës për Forenzikën të cilëve iu deshën 68 ditë për të nxjerrë fotografitë nga telefoni i të miturës, dhe plot 137 ditë për ekzaminimin e ADN-së.

E më i shpejt nuk ishte treguar hiç as Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët iu deshën 90 ditë që ta dërgojnë raportin në formë fizike te prokuroria.

Raporti i avokatit me huqjet e institucioneve iu shkoi në adresë tetë institucioneve bashkë me 21 rekomdandime.

The post Avokati u shkroi tetë institucioneve, historia shokuese e dhunimeve të 11 vjeçares appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498